Paketa me rroba dimri për të pastrehët në pikën e Kryqit të Kuq në Momin Potok do të ndajë sot kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilegov do të mbështetet nga sekretarja e Kryqit të Kuq të Shkupit Suzana T. Paunovska, ndërsa do të ndahen 60-të paketa.

Pika për të pastrehë e Kryqit të Kuq funksionin nëntë vjet dhe ofron më shumë shërbime për personat të cilët nuk kanë shtëpi të tyre. Qëllimi është të mundësohet ata t’i realizojnë të drejtat themelore të njeriut dhe të riintegrohen në shoqëri. Pika është e mbështetur financiarisht nga Qyteti i Shkupit dhe shumë kompani dhe qytetarë. Për shkak valës së ftohtë tashmë një kohë është e hapur 24 orë për të pastrehët.