Tregtia me pakicë me ushqim, pije dhe duhan në nëntor të këtij viti në mënyrë nominale u rrit për 5,8, ndërsa realisht për 3,5 qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa Tregtia me pakicë me derivate automobili nominalisht është rritur për 10,3, ndërsa realisht për 4,2 për qind.
Sipas të dhënat të Entit Shtetëror për Statistikë, zvogëlimi i qarkullimit është vërejtur në grupet: Tregti me pakicë me produkte joushqimore, përveç derivateve dhe atë në mënyrë nominale për 6,3, ndërsa realisht për 4,8 për qind dhe Tregti me pakicë, përveç tregtisë me derivate, nominalisht për 1,2, ndërsa realisht për 2,5 për qind.