Rritet numri i personave fizikë të cilët tregtojnë në Bursën e Maqedonisë. Të dhënat statistikore nga Bursa tregojnë se ka rritje të pjesëmarrjes së personave fizikë në anën blerëse të qarkullimit.

Trend pozitiv vërehet edhe te numri i blerësve të huaj në raport me numrin e shitësve të huaj.

“Kemi rritje te blerësit e huaj, ndërsa rënie te shitësit e huaj. Vitin e kaluar nga ana blerëse, të huajt kanë marrë pjesë rreth 10 për qind, ndërsa sivjet pothuajse 14 për qind. Në vitin 2016 kemi 24 për qind të shitësit e huaj, ndërsa tani ajo përqindje është 21,5. Ashtu që kemi trend të mirë në rrjedhje më të vogël neto nga tregjet vendore ndaj atyre të jashtme”, theksoi sot drejtori i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shterijev.

Qarkullimi i përgjithshëm i realizuar në Bursën e Maqedonisë në përfundim me nëntorin e sivjetshëm arrin rreth 4,4 miliardë denarë dhe ka rritje të qarkullimit sipas të gjitha bazave. Qarkullimi ditor mesatar në tregtimin klasik arrin 11,9 milionë denarë, që është rritje për rreth 27 për qind. Rritje ka edhe te tregtimi me aksione për rreth 55 për qind, ndërsa rritje më të madhe ka te blloku i transaksioneve  për rreth 218 për qind.

Lidhur me strukturën e qarkullimit, 58,9 për qind është tregtimi me kompanitë e listuara, ndërsa vetëm 1,4 për qind nga tregtimi është me kompanitë e listuara.

Numri i përgjithshëm i letrave me vlerë që janë tregtuar në 11 muajt e fundit të vitit arrin 132 që është përafërsisht në nivel të njëjtë si vitin e kaluar.

Pritjet e Bursës së Maqedonisë për vitin 2018 janë pozitive.