Të paktën katër persona mbetën të vdekur në një aksident ajror në Rusi. Një aeroplan Antonov An-2, me 13 persona në bord, u rrëzua në qytetin verior, Naryan-Mar, vetëm pak kohë pasi ishte ngritur.

Në aeroplan ishin 11 pasagjerë dhe 2 pjesëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet njoftuan se nga aksidenti ka edhe të lënduar, por nuk dihet ende cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit.