Më 28 janar Gigi Buffon do të festojë 40-vjetorin, por portieri legjendar i Juventusit ka ende objetiva për të arritur. Synon të mbyllë sezonin me një tjetër titull kampion, por sigurisht ai që i mungon më shumë është trofeu i Championsit.

Në aspektin personal është një rekord të cilin do të donte ta thyente me shumë kënaqësi: të shndërrohej futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A. Një ëndërr që mund të bëhet realitet nëse kapiteni bardhezi luan edhe në 19 takime të kampionatit para se të varë dorezat në gozhdë.

Do të kalonte mbrojtësin legjendar të Milanit dhe të Kombëtares Italiane, Paolo Maldini, që ka luajtur në plot 648 ndeshje të Serisë A. Për momentn Buffon është ndalur në 629 takime dhe i mbeten edhe 23 në dispozicion deri në fund të kampionatit. Nuk i duhej ky problem i vogël fizik, që e mbajti jashtë sfidës së Championsit me Olympiakosin dhe që mund ta detyrojë të mos luajë as në derbin e Italisë me Interin. Nëse nuk luan këtë të shtunë, do të ketë mundësi të mos jetë në fushë në vetëm tri takime të Serisë A për të mos rrezikuar këtë objektiv historik.

Global