Rrëshqitja e dheut në fshatin Llomnicë të Vrapçishtit, ka bllokuar 600 banorë të këtij fshati. Për shkak të rrugës së pakalueshme, fshati pothuajse është izoluar tërësisht. Banorët apelojnë për ndihmë nga Institucionet shtetërore.

Kemi problem, mjek nuk kemi, nuk na ndihmon kush, dhe s’na ka ndihmuar deri sot. Kërkojmë prej Qeverisë rruga të pastrohet të mbahet të na ndihmoj si fshatarë”.

Rreziku është permanent sepse mjek nuk ka, fshati është lënë pasdore që prej kohësh, veç shpërngulen, edhe pse kanë mbetur pak banorë megjithatë për ata pak banorë shumë pak kushte ofrohen”.

Komuna e Vrapçishtit ka angazhuar eskavator për pastrimin e rrugës. Kreu i kësaj Komune Isen Shabani akuzoi Qendrën për Menaxhim me Kriza, pasi sipas tij, ky Institucion nuk i është përgjigjur kërkesës së Komunës për intervenim.

Bisedohet diku për 600 banorë të fshatit Llomnicë që janë të izoluar krejtësisht dhe unk kanë aspak mundësi lëvizjeje, ne si komunë morëm masa edhe pse nuk është në kompetencat tona. Lajmëruam Qendrën për menaxhim me kriza dhe që nga ora shtat e mëngjesit jemi këtu ende nuk ka asnjë përgjigje nga ata – deklaroi Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Edhe pse sot që në orët e hershme të mëngjesit, nga komuna e vrapçishtit është intervenuar me ekskavator, megjithatë pastrimi i kësaj rruge mbetet i pamundur nga ekskavatori sepse rrezikohet edhe jeta e tij shkaku se, siç e shihni nga pamjet, dheu çdo moment vazhdon të rrëshqas dhe bllokoj rrugën”./alsat-m