Komunikacioni në rrugën rajonale Dibër – Strugë në afërsi të fshatit Xhepishtë për shkak të rrëshqitjes së një guri të madh po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 20 metrash. Në vend është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion, njofton LAMM.

Zvogëlim të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në Strazhë, Pletvar dhe Shtip-Negotinë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Borë po bie në Kodrën e Diellit dhe Bukovë, por nuk qëndron në rrugë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit.

Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018