Një djalë në moshë të re ka humbur jetën teksa ka qenë duke rregulluar defektin e një mjeti.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, në lagjen nr.1 këtë të mërkurë, ku viktimë ka mbetur 24-vjeçari B.B, bëjnë me dije burime policore.

I riu me banim në Kavajë, ka qenë duke rregulluar një defekt në kamionçinën tip “Iveco” kur është aksidentuar për vdekje.

Më konkretisht, të ndjerit, teksa punonte me mjetin aksidentalisht i ka rënë sipër rimorkio vetëshkarkuese, për pasojë ka humbur jetën.

Mjeti i kishte dhënë defekt teksa ishte në rrugë, çka ka bërë që i riu të hapë krahun dhe të përpiqet ta rregullojë. Por pikërisht ky moment ka rezultuar fatal për të.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës.