Anderson Kuey Wei Pin nga Malajzia, e ka plotësuar nën ujë një kub si të Rubikut, por që ka 12 faqe.

Shkathtësia me të cilën vepronte adoleshenti, ia mundësoi që ta kryente këtë enigmë të vështirë për një minutë e 29 sekonda, transmeton Telegrafi.Me këtë rast, ai pretendon se është i pari që e ka kryer ndonjëherë këtë veprim të vështirë, por kjo mbetet të vërtetohet.

Për dallim nga kubi i zakonshëm që ka gjashtë faqe dhe 20 pjesë të lëvizshme, atij iu desh të kombinonte 50 pjesët e lëvizshme.