Një 18-vjeçar, homoseksual nga Pogradeci, i ka shkruar 360grade.al duke i rrëfyer shkurt një copëz nga historia e jetës së tij.

I riu me inicialet Xh.O tregon për jetën e vështirë nga opinioni i njerëzve në Shqipëri dhe përplasjet në familje, teksa lëshon një mesazh për të gjithë bashkëatdhetarët.

“Pershendetje! Do te doja qe nepermjet historise sime te paraqisja nje problematike ne gazeten tuaj qe mendoj se e ben Shqiperine te jete shume mbrapa vendeve Perendimore.
Une jam XH. O. një djalë nga qyteti i Pogradecit, tashme 18 vjeç, por nga pas fshihet nje e kaluar teper e dhimbshme. Para disa vitesh kuptova se tërhiqesha nga seksi mashkull dhe jo nga ai femer, me gjithe respektin qe kam per to. Jam tip qe i them gjerat ne sy, nuk i mbaj brenda vetes. Dhe keshtu vendosa te shprehja dalengadale ndjenjat e mia dhe kush isha ne te vertete. Duke menduar se do te pranohesha ne shoqeri bera gabimin me te madh. Pasi me kuptuan shoket mu larguan te gjithe. A thua se une i kisha
vrarë? Puna arriti deri aty sa me godisnin ne rruge, ofendonin, me ndiqnin ne shpi dhe gjuanin me gurre. Megjithate me e keqja eshte se pas kësaj e mori vesh familja. E cila edhe sot e kësaj dite nuk me pranon. U detyrova te largohesha ne Greqi disa kohe por pa sukses. Me dhimbje te madhe u nisa drejt Frances, I vetem, pa njeri, rrugeve, ne te ftohte dhe te ngrohte, por nuk doja tja dija dhe a e dini pse? Sepe ketu njeriu eshte i barabarte me tjetrin dhe jo si ne Shqiperi. Une kam kohe qe nuk flas me familjen time. As me nenen. As me babain. Kusherinj jo e jo. E përse? Sepse jam ky qe jam. Megjithate kjo ishte jeta. Keshtu linda. Une nuk zgjodha te vrisja veten, por zgjodha te jetoja ate ashtu sic mu ofrua edhe pse te afërmit e mi, nuk jane krenare per mua”, shprehet i riu.

“Nejse, e di që shumë do të më kritikojne dhe shajne ne komente, por dua tju bej thirrje ketyre njerëzve qe nqs doni te ndryshoni, te hyni ne BE, te ndiqni perëndimin, duhet te ndryshoni se pari mentalitetin.  O njerëz pranojini njerëzit ashtu sic ata ndihen, sic jane. Kjo nuk ju kushton asgje. Kjo nuk eshte asgje tjeter vetem nje karakteristike e vendeve te prapambetura. Faleminderit”, përfundon 18-vjeçari në letrën drejtuar 360grade.al.