Ishte vera e vitit 2016. Dhe unë bashkë me shoqet e mia shkuam në Jalë për plazh. Ndërkohë që ditën q u nisëm për plazh, unë në mendjen time kisha një plan djallëzor, që më vonë u bë realitet.

Pasi qëndruam dy ditë në Jalë, shoh që aty kish ardhur dhe një kolegu im i punës, një djalë i mirë dhe i urtë, por që unë kisha shumë dëshirë të bëja seks me të.

Pasi u takuam shkëmbyem disa fjalë me njëri-tjetrin, e ftova të shkonim për tu larë, dhe pasi hymë në det unë ju afrova shumë duke e ledhatuar, por ai ma preu shkurt dhe ftohtë, nuk do bëjmë asgjë bashkë pasi unë të shoh vetëm si shoqe asgjë më shumë.

Në këtë moment më hipën nervat në kum por nuk e dhashë veten, por përgatita menjëherë planin B, atë të hakmarrjes.

Të nesërmen  unë e takoj sërish shokun tim, por këtë herë i kërkoj falje për sjelljen time të pahijshme në det, ai më fali dhe filluam bisedën normale me njëri-tjetrin. Në një moment unë i them nëse mund të më jepte borxh 100 mijë lek të vjetra, duke i premtuar se do ja ktheja sapo të ktheheshim në Tiranë.

Por pasi i mora paratë, mora menjëherë shefin në telefon dhe dhashë dorëheqjen, ndërsa shokut i dërgova një sms, ku ja bëra të qartë se paratë nuk kishë ndërmend t’ia ktheja.

Faleminderit që lexuat historinë time.