Një ish-banakiere në lokalin e Parlamentit anglez ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga të paktën 30 deputetë.

Alice Bailey, 25 vjeçe, e cila ka si banakiere në lokalin Parlamentit  tha se politikanët mendonin se ishin njerëz shumë të fuqishëm dhe unë do të vihesha në dispozicion të tyre”, tha ajo për The Sun.

“Ata ishin të shpifur, pothuajse të gjithë të martuar dhe të paktën dy herë në moshën time “, shton ajo.

Në rrëfimin e saj, 25 vjeçarja shton se deputetët pinin gjithë ditën, ishin të padurueshëm, madje edhe agresivë.

Duke kujtuar ditën e parë të punës, 25 vjeçarja rrëfen se një deputet e ka lutur për dy orë rrjesht që të bënin seks.

Ajo gjithashtu ka pohuar se një nga deputetët e ka ndjekur në autobuz, madje i ka futur edhe duart.

“Më kërkoi madje të shkoja në shtëpinë e tij për një uiski”, pohon 25 vjeçarja.