Agim Ismailoviq rrëfen vuajtjet e tij nëpër dyert e burgjeve dhe gjykatave. Ai për “Studio e Hapur”, e përshkruan si ditë të kobshme një majin e vitit 2012, kur njësiti special ka hyrë në shtëpinë e tij dhe e ka marrë atë, bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e vëllait. Përshkruan në detaje se si gjatë gjithë kohës kur është marrë në pyetje ka qenë i shoqëruar nga 7 inspektorë, të cilët kanë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për ta detyruar të thotë se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e pesëfishtë.

Rrëfen për torturat brutale që i janë ushtruar atij në momentin kur është dorëzuar në burgun e Manastirit, tregon për shenjën që i ka mbetur në fytyrë nga dhuna e ushtruar nga policët, më 2 maj të vitit 2012, të cilën ditë e përshkruan si ditën më të llahtarshme të jetës së tij.

Agimi thotë se nuk arrin t’i përshkruajë keqtrajtimet që i janë bërë atij, Fejzi Azirit dhe Rami Sejdiut. Tani është shumë i lumtur që ndodhet në shtëpi.