Ftohja e marrëdhënies me të shoqin e ka bërë një shkodrane të dyshojë se në mes ka një tradhëti. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Përshëndetje ‘Filozofia e Jetës’!

Unë jam një vajzë shkodrane e martuar dhe kam një fëmijë…

Me bashkëshortin nuk na ecin gjërat vaj, kemi 2 vjet që jemi martuar dhe kemi shumë grindje e mosmarrëveshje.

Dhe gjithmonë më fajëson mua për këtë.

Nejse, kam dyshime se mos më tradhëton.

Në telefon i kam parë shumë herë faqe pornografike dhe jam ndjerë shumë keq, pse ta bëjë këtë gjë, a mos nuk i pëlqej më unë, apo si është puna?

E pyes përse vepron kështu, sepse më shan, më ofendon, ndonjëherë ja kthej dhe unë sepse s’më mban shpirti më.

Por atij i është fiksuar sikur unë e tradhëtoj, por diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Dhe desha një mendim nga ju, për këtë gjë, sepse ai është ftohur me mua dhe shikon vetëm porno.

A mos po më tradhëton apo si? Ju faleminderit për çdo mendim! Anonim n.q.s e postoni, ju lutem!”, shkruan ajo.