Një prostitutë ka rrëfyer se si preferon të shesë trupin e saj, në vend që të jetojë ‘ferrin’ në burg. Britanikja Katelyn Findlay thotë se është krenare që ka zgjedhur profesionin e dritave të kuqe.Tani ajo fiton 150 sterlina në orë dhe shkon me meshkuj të ndryshëm.

21-vjeçarja thotë se punon fort për të fituar këto para. Katelyn është një transeksual. Ajo ka lindur si mashkull. Në vitin 2013, ajo u dënua me gjashtë muaj burg për grabitje. Pas hekurave e akuzuan me pa të drejtë se kishte sulmuar seksualisht një të burgosur tjetër dhe e rrasën në izolim. “Më quanin bishë dhe më akuzonin me të padrejtë”.

“Kur bëja dush, vajzat kyçeshin dhe kur ato bënin dush, unë nuk lejohesha andej”. Ajo thotë se emri i saj përfundoi në regjistrin e abuzuesve seksualë pasi goditi një burrë me kondom. Katelyn thotë se kjo ishte e tepërt. Por pas këtij ferri, ajo vendosi të zgjedhë një rrugë tjetër: të bëhej prostitutë.

“Tani dal për dreka në restorante luksozë. Nga një apartament i thjeshtë, tani jetoj mes rrobave dhe bizhuterive firmato Dior e Gucci”, tha Findlay.