Oriela Nebiaj në një bisedë ‘mes vajzash’, me Dojna Memën, ish-zëdhënësja e PD ka dhënë detaje tepër pikante për jetën e saj. E
ftuar pasditen e së shtunës në ‘Pop Culture’, moderatorja e ‘Wake Up’ ka treguar reth jetës së saj private dhe për karrierën.

Gazetarja i drejtohet ish-zëdhënëses së PD-së se nga ato qe ka parë në Instagramin e saj ka vënë re se ka më shumë shok sesa shoqe. Por Oriela
ia kthen se nuk është e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë, publikoj më shumë shokët. Fotot që postoj me shokët janë ata që i takoj rrallë dhe kam një kujtim të caktuar në çdo foto. Ndërsa shoqet i kam shumë të ngushta. Ato nuk i publikoj asnjëherë sepse më duket sikur janë pjesa ime private.

Pyetjes se cili është mashkulli ideal Ori ka thënë se nuk ka një mashkull ideal. “Nuk kam një mashkull ideal, i besoj një ndjesie të
vërtetë dhe një ndjenjë që është, nëse nuk kam një ndjenjë lërë të bjerë nga qielli deh të ketë të gjitha të mirat e botës.

E padyshim më i rëndësishmi është për statusin e saj, për të cilin ajo tregon se është beqare, por në një situatë që po vlerëson kandidatët.“Po
vlerësoj kandidaturat”, tha Oriela, pasi Dojna e kapi “mat” teksa e citoi “Kam qenë për një kohë të gjatë singel…”.

Por pavarësisht të gjithave, Oriela konfirmoi se për momentin është beqare duke theksuar se nëse do ishte në një marrëdhënie ajo do të ishte
publike për të gjithë. “Të gjithë do ta dinë. Mua nuk më intereson e dinë, apo jo të tjerët”- shprehet ajo. Gjithsesi, për të gjithë meshkujt e interesuar duhet të kenë parasysh se prioriteti i ish- zëdhënses së PD, siç e thotë edhe vetë ajo, është lumturia e saj.