Një grua 24-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e saj me ish të dashurin. Ajo ka thënë se ndonëse e don burrin e saj, takimi me ish të dashurin e saj, e ka tronditur keq, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Kisha dalur me motrën time jashtë në mbrëmje, kur ish i dashuri erdhi në pijetore me shokët e tij. Ishte një tronditje, por ndjeja se ishte i tillë fati.

Lidhja jonë zgjati dy vjet derisa gjysma jonë tjetër, të kuptonte se nuk shkonte dhe ta përfundonim. Seksi me të ishte gjithmonë mahitës.

Unë jam 35 vjeçare dhe e dua burrin tim, i cili është 37 vjeçar. Pasi mësoi për lidhje time me ish të daashurin, ne u përqendruam në martesën tonë dhe përtërim zotimet tona.

Ndalova daljet me ish të dashurin tim, por shkëmbenim mesazhe rregullisht për një kohë. Pastaj, gruaja e tij i gjeti mesazhet dhe mori mbidozë kështu që ne prishëm plotësisht kontaktin.

Ndonëse kjo ndodhi katër vjet më parë, unë nuk e kam harruar atë ende. Ai tani është 34 vjeçar.

Ne nuk folëm në pijetore, por ai dukej I tronditur kur më pa.

Unë nuk mund të mos mendoj për të tani. Ndihem kaq e trishtuar dhe mendoj se duhet ende ta dua.

Përgjigjja e psikologes:

Ajo që ju keni parë të dashurin tuaj përsëri nuk ishte fat, por shans i pastër. Mund të ketë ringjallur kujtimet, por mos u tundo.

Ti e do burrin tënd dhe zgjodhe të përqëndrohesh në martesën tënde.

Të gjithë mund të tërheqim të tjerët, edhe kur jemi në një marrëdhënie të lumtur.

E-fletëpalosja ime e marrëdhënieve, do t’ju ndihmojë të shihni se si ta mbani më mirë martesën tuaj.