Një grup femrash janë filmuar duke u përfshirë në një rrahje masive në një qendër tregtare, dhe atë në prezencë të fëmijëve.

Pamjet amatore të filmuara me telefon mobil janë publikuar në internet, ku shihen një grup femrash duke shqelmuar në kokë një grua edhe pse para hundëve të tyre sillej një djalë i vogël, nëna e të cilit gjithashtu ishte pjesë e rrahjes masive, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në një qendër tregtare në Fort Myers në Florida, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes ishin shfaqur patrullat e policisë.

Ata kanë arrestuar gjashtë femra të përfshira në rrahjen masive, kurse hetimet janë duke vazhduar dhe pritet të ketë edhe arrestime tjera.