Kënga Magjike ka ulur tashmë siparin e edicionit të 19, por pakënaqësitë me mënyrën se si janë shpërndarë votat, nuk po ndalen.

Rovena Stefa një nga konkurrentet e këtij edicioni “Kenga Magjike”ka zbuluar se kujt nga këngëtarëve ua ka dhënë pikët e saj.

Ajo është shprehur se në përfundim të gjithë do të kuptojnë se edhe këtë vit ka pasur manipulime.

E gjithë kjo pasi që publiku po i vlerëson shumë disa këngë, ndërsa këngëtaret pjesëmarrëset nuk po ju japin pikët e merituara.

“Arsyeja pse i votova këta këngëtare është që i vlerësova këngët dhe interpretimet e tyre në bazë të vlerave artistike dhe jo në bazë të shoqërisë me ta. Votova pa u bërë pjesë e grupeve të interesave siç do ta vëreni pas festivalit te të tjerët. Nuk kam asgjë kundër Festivalit “Kenga Magjike”, e respektoj dhe e dua shumë Arditin, por vit pas viti po vërtetohet që ngelen pa u votuar plot këngë që pëlqehen në masë nga papërgjegjshmëria e pjesëmarrësve”, ka shkruar Rovena në Instagram.

Theksojmë se këngëtarja është paraqitur në këtë festival me këngën “Veç në jetë”, i cili deri më tani është shikuar mbi 236 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, Anxhela Peristeri ka triumfuar në edicionin e 19 të festivalit duke lënë pas Elhaida Danin dhe Fifin.

Global