Këngëtarët e njohur Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë shumë të përfolur në media sa i përket një “lidhjeje” të mundshme mes tyre, lidhje e cila nuk është konfirmuar asnjëherë nga asnjëra palë.

Ronela Hajati ka qenë e ftuar ditën e djeshme tek emisioni “Shiko kush luan” dhe aty ka folur publikisht  për herë të parë për Zerkënku duket se ka dhënë një lloj konfirmimi.

Ajo ishte pjesë e skuadrës së Manushit, por në një moment të lojës ajo u vu përballë disa zgjedhjeve, me kë do të kalonte ajo një natë apo më kë do të martohej, dhe përball ju vunë disa figura të njohur, siç ishte Lorik Cana, Dren Abazi, Ledri Vula, Noizy, Lulzim Basha, Arbajan Mazniku etj.
Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares së futbollit, mposhti rivalë si Dren Abazi, Ledri Vula, Lulzim Basha, Noizy, por u dorëzua përballë Arbjan Mazniku, i cili ishte pjesë e skuadrës kundërshtare në lojë.
Më pas u shfaq Young Zerka, të cilin Ronela Hajati nuk e “lëshoi” as për Flori Mumajesin, Blerim Destani e Nik Xhelilaj.