Kur kanë mbetur edhe 72 orë nga “El Clasico” në kampin madrilen vazhdon të mbizotërojë ankthi pasi Cristiano Ronaldo ndjen dhimbje në këmbën e tij të djathtë.

Ditën e sotme portugezi ka vijuar stërvitjen i diferencuar nga lojtarët e tjerë të “Los Blancos”, shkruan e përditshmja katalanase “Mundo Deportivo”,

“Në mungesë të një deklarate mjekësore, nuk ka informacione nëse dëmtimi është serioz apo jo. Ronaldo mund ta nisë ndeshjen si titullar, por asgjë nuk është e sigurt pasi raportohet që portugezi ndjen dhimbje…E sigurt është që ai nuk do jetë në 100% e tij më të mire”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë që Karim Benzema i është bashkuar grupit dhe do të jetë gati për përballjen e së shtunës kundër Barcelonës.

Çfarë ndodhi në finalen e Kupës së Botës për Klube?
Ishte ish-lojtari i Mallorcas, aktualisht kapiteni i Gremios, Geromel ai që bëri këtë ndërhyrje dhe që nuk u ndëshkua aspak nga gjyqtari i finales pavarësisht se Cristiano i tregoi gjyqtarit pasojat e ndërhyrjes nga mbrojtësi brazilian.