Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë 100% i gatshëm për “El Clasico”.

Në një intervistë për mediat, tekniku francez theksoi se CR7 do të luajë si titullar.

“Ai është mirë; 100% i gatshëm. Sot ka stërvitur dhe kjo është e gjitha që më intereson”, ka thënë Zidane.