Diego Armando Maradona nuk dëshiron as të dëgjojë të thuhet se Cristiano Roanldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit

Lojtari më i mirë në botë për vitin 2017, Cristiano Ronaldo ka thënë se ai është lojtari më i kompletuar dhe më i miri në histori të futbollit.

Por, legjenda argjentinase, Diego Maradona i thotë Ronaldos që të mos ia çaj kokën me fjalë të tilla.

“Ronaldo më i mirë në histori të futbolli? Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën”, tha Maradona duke qeshur.

“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari.

“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, përsëriti Maradona.