Legjenda braziliane, Ronaldo, e ka kritikuar dikur skuadrën e tij, Barcelonën, në një intervistë dhënë mediave braziliane.
Fenomeni Ronaldo ka thënë se Barça i trajton keq lojtarët brazilianë, gjersa e ka krahasuar largimin e vet nga Barcelona me atë të Neymarit, transmeton Express.
Ai ka shtuar se i është shumë më shumë mirënjohës Real Madridit, skuadër për të cilën ka luajtur po ashtu.
“I jam shumë më shumë mirënjohës Real Madrid dhe jam më i lidhur më Madridin, edhe pse vitin më të mirë e kam jetuar me Barcelonën. Por, fundi i historisë sime me Barcelonën ishte i keq, shumë i ngjashëm me atë të Neymarit”, ka thënë braziliani.
Ish-futbollisti thotë se ky trajtim ka kohë që ndodhë në Barçë, pasi, sipas tij, drejtuesit e skuadrës katalane e kanë bërë të njëjtën gjë edhe me Romarion, e pastaj me Ronaldinhon.
Megjithatë, ai thekson se Barcelona është qytet dhe skuadër e jashtëzakonshme