Futbollisti i njohur brazilian, Ronaldinjo Gaucho, ka deklaruar se do të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli i luajtur vitin e ardhshëm.

Deri atëherë, Ronaldinho tha se do të zhvillojë disa ndeshje me miqtë e tij. Por fantazisti i ka çuditur të gjithë kur tha se ai do të merret me muzikë, pasi të tërhiqet nga futbolli.

“Pasi ta kem përfunduar karrierën futbollistike, do të merrem me muzikë, gjithashtu do ta hap shkollën e futbollit”, tha ylli brazilian.

Ronadinjo njihet si një ndër futbollistët më të mirë në botë të të gjitha kohërave, teksa ka fituar dhe shumë trofe kur luante me Barcelonën.