Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, do të garojë për Senat në Brazil në zgjedhjet e 2018-s.

“O Globo” raporton se fituesi i “Topit të Artë” do të garojë për Senat vitin e ardhshëm si anëtar i Partisë Social Christian Party.

Ronaldinho është duke pritur për Jair Bolsonaro që ta bëjë zyrtare kandidaturën e tij, e cila do të ndodhë në mars të 2018-s, por tashmë është fotografuar me politikanin, duke pozuar me librin e tij.

Ronaldinho do të kandidojë në zgjedhje në shtetin Minas Gerais, raporton “O Globo”.