Roma është ndalur nga Chievo në udhëtim duke barazuar pa gola përkundër një dominimi total të dielën në mesditë.

Chievo e priti Romën në “Marc Antonio Bentegodi” në kuadër të javës së 16-të të kampionatit italian Serie A, transmeton Express.

Roma pati shumë më shumë nga loja duke dominuar në posedim dhe krijuar shumë raste, por asnjëherë nuk arriti ta gjejë rrjetën e portierit të Chievos.

Ky ishte barazimi i dytë i Romës në kampionat, që e lë atë në pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë, por një ndeshje më pak se skuadrat tjera.

Ndërsa, Chievo është ngjitur në vendin e 10-të me 21 pikë pas kësaj pike të fituar.