Presidenti izraelit Hasan Rohani sot deklaroi se arsyeja e vetme për të cilën presidenti amerikan Donald Tramp “guxoi” ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, është ajo që disa në rajon tentojnë të krijojnë lidhje me Izraelin.

“SHBA-ja asnjëherë nuk ka qenë ndërmjetës i sinqertë”, theksoi Rohani në Samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës për bashkëpunim islamik, që u organizua pas vendimit të Trampit për Jerusalemin.

Paraprakisht, Rohani në Tuiter publikoi se “vendimi i SHBA-së është me qëllim që të sigurohet interesi maksimal i sionistëve dhe nuk respektohen të drejtat legjitime të palestinezëve”.

Qëllimi i takimit të sotëm të Organizatës për bashkëpunim islamik është harmonizimi i “qëndrimit të vetëm islamik” në lidhje me këtë çështje.

ОИС

Organizata, e cila përfshin 57 vende myslimane, javën e kaluar e cilësoi vendimin e Trampit si “të paligjshëm”.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili kryeson me Organizatën për bashkëpunim islamik, ishte mjaftë kritik për vendimin e SHBA-së dhe të hënë paralajmëroi se liderët e vendeve të organizatës do të japin “porosi të fuqishme”.

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit dhjetëvjeçar midis Izraelit dhe Palestinës dhe është shumë e rëndësishme për palestinezët dhe botën myslimane. KB-ja dhe një numër i madh i shteteve paralajmëruan se vendimi i SHBA-së do të sjell deri në eskalimin e tensioneve.

Vendimi amerikan në territoret palestineze shkaktoi demonstrata dhe përleshje të përgjakshme me forcat izraelite.