Roberto Carlos mbështeti Cristiano Ronaldon për të shtuar në koleksionin e tij “Topin e Artë” të pestë, pasi ylli i Real Madridit barazoi rekordin e Lionel Messit në këtë drejtim. Ronaldo e mbajti çmimin më prestigjioz individual të futbollit për të dytin vit radhazi, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga “France Football” përpara rivalit të Barcelonës, Messi.

32-vjeçari mori “Topin e Artë” për të katërtën herë në pesë vjet, pasi udhëhoqi Real Madridin në fitimin e titullit në La Liga dhe lavdinë e Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-2017. Një nga ikonat e Real Madridit, Rpberto Carlos, pas ceremonisë në Paris, ka thënë: “Cristiano do të fitojë më shumë, do të ketë më shumë trofe vitet që do të vijnë. Ai do të marrë trofe shumë më tepër”.

Një legjendë tjetër e Real Madridit ishte i pranishëm në kryeqytetin francez, Ronaldo i madh i Brazilit. Dy herë fituesi i “Topit të Artë”, që gjithashtu fitoi tri herë çmimin e “Lojtarit Botëror të FIFA-s”, Ronaldo, shprehu lavdërime për adashin e tij portugez: “Ai e meriton çmimin dhe këtu ne duhet të festojmë me të”.

Global