Skuadra kampione e Gjermanisë, Bayern nga Munihu, nesër në orën 20.45, do të ndeshet me rivalin e vjetër Dortmundin, në kuadër të 1/8 të së finales së Kupës së Gjermanisë. Pa dyshim se kjo sfidë është finale para finales, pasi që takohen dy skuadrat më të mira.  Arjen Robben do të mungojë në këtë sfidë të madhe.

“Arjen Robben është stërvitur mirë dhe është pothuajse pa dhimbje. Por, nuk dua ta rrezikoj atë. Arjen vetë ka thënë se është shumë shpejt, kështu që nuk është i përfshirë për ndeshjen kundër Dortmundit”, ka thënë Jupp Heynckes, trajner i Bayernit. Ai flet edhe Robert Lewandowskin:

“Për mua, Lewandowski është një nga tre sulmuesit më të mirë në botë. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm në gjysmën e dytë të sezonit, sepse është gjithmonë aty kur ekipi ka nevojë për të”.