Me siguri, kohët e fundit pas largimit të Marina Vjollcës nga Procesi Sportiv, në panel ju ka kapur syri dy vajzat e reja, Rashel Kolaneci dhe Blerta Leka.

Siç mund të dyshohet gjithmonë, edhe mes atyre të dyjave është aluduar për një “rivalitet” mes vajzash të bukura. Por të na folur për këtë, Blerta ka zgjedhur mikrofonin e Thumb.

E ftuar në emision, Blerta ka mohuar çdo mundësi rivaliteti apo konkurrence mes të dyjave.

“Unë ndihem shumë mirë aty dhe jo, nuk kemi konkurrencë!”, – tregon Blerta. “Unë isha para asaj aty dhe ajo erdhi pas meje, por jo që të kemi konkurrencë!”

Epo, ja e hoqëm edhe një merak tjetër për Blertën