Asaj i është bërë publike lidhja me të dashurin amerikan, Andrew Watt, lidhje kjo që doli në shesh vetëm pas komenteve në lidhje me një postim që Rita bëri me Conor McGregor, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Tashmë këngëtarja duket e lumtur përkrah të dashurit të ri dhe së fundi janë fotografuar në aeroportin Heathrow, të shtunën.

 

Pavarësisht se kishin humbur fluturimin, këngëtarja 27 vjeçe dhe i dashuri i saj muzikant, dukeshin se po kënqeshin në shoqëri të njëri-tjetrit, madje Rita gjatë gjithë kohës ka qenë e buzëqeshur.

Çifti thuhet se janë lidhur që nga muaji tetor kur Rita ishte për një udhëtim në Romë dhe që prej atëherë deri tani ka arritur ta mbajë të fshehtë lidhjen me Andrew.