Romance e tyre u konfirmua në këtë muaj, pas një viti plot me spekulime.

Por, ata tashmë nuk po mund ta fshehin më lidhjen e tyre, transmeton Gazeta Express.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora tani ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Andreë Watt. Dyshja janë fotografuar së bashku në një udhëtim pushimi në Aspen, Kolorado të enjten.

27-vjeçarja mbante një kostum skijimi me një kapelë të bardhë dhe e maskuar me syze.

Andrew, është muzikanti i njohur britanik me hitin e tij “Seeing Red” të vitit 2009.

Çifti u zbulua për herë të parë duke shijuar një festë komode në Romë tetorin e kaluar – por ruajti romancën e tyre deri në muajin e kaluar, kur Rita postoi një foto të ëmbël në Instagram.

Një burim i tha MailOnline se çifti gjithmonë janë përpjekur për të mbajtur romancën e tyre të fshehtë.

‘Rita ka dashur që marrëdhëniet e saj me të të jetë shumë private dhe jashtë vëmendjes … Kjo është hera e parë që ajo ka postuar ndonjë gjë rreth lidhjes së saj’, është shprehur ky burim.