Në fillim të dhjetorit ushqeu zërat për një fejesë të mundshme kur u fotografua me një unazë diamanti gjigante në gishtin e martesës.

Por, tani në prag festash Rihanna bëri gjithçka që ta hiqte vëmendjen e paparacëve nga unaza, kur u shfaq tërheqëse të enjten në Los Anxheles në koncertin e Jay Z.