Rihanna është raportuar gjatë disa muajve të fundit se është në lidhje me miliarderin saudit, Hassan Jameel.

Duket se marrëdhënia e tyre ka marrë një kthesë serioze javëve të fundit mes dyshes.

Këngëtarja 29-vjeçare është parë me një unazë të madhe diamanti në “gishtin e martesës”, e cila thuhet se i takon fejesës.

Ajo nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur unazën, kur u largua nga Madison Square Garden, ku mori pjesë në performancën e komedisë së Chris Rockut.

Unaza ka një gur të çmuar të bardhë, që dukej të ishte një model margaritar.

Këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.