Edicioni i 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH ka ngritur sonte siparin me natën e parë, e cila do të pasohet nga ajo e nesërmja dhe nata finale më 23 dhjetor nën drejtimin e prezantuesit Adi Krasta

Kantautori i njohur Italian, Riçardo Coçiante, i konsideruar si një nga yjet e padiskutueshëm të muzikës italian dhe më gjerë, është ngjitur sonte në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku ka kënduar këngët e tij si i ftuari special për festivalin e RTSH-së.

Ai ka krijuar një atmosferë të ndezur mes publikut, i cili e ka mbështetur dhe duartrokitur gjatë kantautorin italian.

Ai kishte zbarkuar vetëm 24 orë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, i shoqëruar shoqëruar nga bashkëshortja, Catherine Coçiante, me ftesë të drejtuesve të Radio Televizionit Shqiptar, për natën e çeljes së këtij edicioni.

Coçiante do të interpretojë një nga hitet e tij më të njohura, si edhe një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani, me të cilën shkoi deri në fund të udhës në “Voice of Italy”.