Borë me intensitet të dobët për momentin bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë, por tani për tani nuk shtresohet në rrugë, njoftoi Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Në rrugët e tjera në vend komunikacioni po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë vende vende të lagështa, ndërsa në akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër qafa malore dhe ngushtica është e mundur paraqitje e shembjeve më të vogla.
Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.