Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes sa i përket lajmeve të ndryshme për të.

Këtë herë ajo ka rënë në sy të reperit të njohur gjerman Nimo, i cili e ka takuar këngëtaren dhe duket se ka patur mbresa shumë të mira prej saj. Në profilin e tij në Instagram ai ka publikuar një foto ku shkruan:

“Kam njohur një shqiptare, të cilën do e kisha martuar nëse do të kisha mundësi”, – shkruhet në foto ku ata shfaqen së bashku. Gjithashtu krahas fotos, ai ka shkruar një frazë të një nga këngët të Encës, “A po tpelqen”.

Të jetë duke menduar për një bashkëpunim? Ndërkohë këtë vit Enca është komentuar mjaft edhe pas zënkës me reperin Noizy dhe largimit të saj nga grupi OTR.