Në emisionin Chaud Patate në radion ENERGY, ka ndodhur diçka që nuk pritej…

Këtë herë ishte pikërisht ditëlindja e moderatores Suada Daci që solli surprizën live në studio. Teksa ishin duke folur për votat e publikut lidhur me temën e ditës, Saimir Tahiri Vs Flamur Ndoka, Flori, Rudina dhe Suada, lidhen në linjë telefonike me një personazh të njohur. E kemi fjalën për chefin e kulinarisë, Renato Mekolli, i cili uron live dashurinë e tij (të paktën kështu e quan), Suadën.

Dhe nuk mbaron me kaq…Edhe pse Suada nuk ishte aspak në dijeni të kësaj surpize, Mekolli hyn live në studio, ndërkohë që iu bëri të ditur se “ndodhej” tek restoranti i tij. Ishte pikërisht ky momenti ku mes shpërthime të qeshurash, shef Renato i propozon live për martesë moderatores dhe mikes së tij, duke mbajtur në dorë një kuti (e cila nuk kishte unazë, por një çokollatë). Hmmm, tepër origjinale.

I pyetur gjithashtu për ndonjë projekt televiziv, Mekolli u shpreh: “Oferta ka patur dhe ka në të gjitha kanalet, por ajo qe dua të bëj nuk është një emision nga e hëna në të premte, por nje show si Masterchef, një herë në javë. Një lloj gare që të ketë tension, shpejtësi dhe të shpërndahen dhurata.”Kjo ishte surpriza më e bukur që Renato mund t’i bënte mikes së tij.

Image

ImageImage