Kur bëhet fjalë për reformën e ndjekjes së komunikimeve duhet të kemi parasysh se PPS ende zhvillon procedura në gjykatë dhe hetim për shkatërrimin e kundërligjshëm të pajisjeve në MPB, tha Frosina Remenski, anëtare e Komisionit kuvedor për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim në debatin e sontëm në “Top tema”.

Sipas Remenskit, në këtë kontekst nuk duhet të injorohet edhe faktori njeri sepse sistemin e udhëheqin njerëz, por jo më pak i rëndësishëm është edhe operatori, gjegjësisht përgjegjësia e tij.

“Paralelisht me reformën për ndjekje të komunikimeve duhet të ketë reformë në fushën gjyqësore, e cila ishte anemike në vitet e fundit”, theksoi Remenski.