Në emrin tim personal, të stafit akademik dhe studentëve të Universitetit të Tetovës Jua uroj Vitin e Ri 2018, duke ju dëshiruar fat dhe mbarësi.

Viti që lëmë pas për Universitetin e Tetovës ishte i suksesshëm, vit gjatë të cilit realizuam projekte të mëdha në veprimtarinë arsimore – shkencore, ndaj besojmë, se edhe  viti që vjen do të jetë i rëndësishëm për studentët, profesorët, shkencëtarët dhe në tërësi për arsimin sipëror në gjuhën shqipe.

Le të angazhohemi të gjithë së bashku, me të gjitha energjitë tona për një të ardhme më të mirë, për një shoqëri të emancipuar, të  begatë dhe demokratike.

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë Ju!

Zoti e bekoftë Universitetin e Tetovës!

Gëzuar!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës