Për shkak të punimeve ndërtimore sot nga ora 14:00, do të ketë ndryshim të regjimit të trafikut në rrugën kryesore A2, gjegjësisht rruga Strugë- pika kufitare Qafë Thanë.

Regjimi i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore, lajmërojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.