Çfarë hanë europianët për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri? Shpendë si gjeldeti dhe pata gatuhen në gjithë kontinentin europian gjatë sezonit të festave. Salcice, mish derri dhe pudingu i bardhë janë gjithashtu të njohura në Luksemburg, Gjermani dhe Belgjikë.

Britani: Në Britani, shpezët ose lloje të tjera mishi mbushen me gështenja, mishi i derrit me bajame, me perime të pjekura, bukë dhe salcë boronice si dhe lëng mishi. Zakonisht ëmbëlsirat bëhen me fruta të thata dhe karamele. Për Krishtlindje nuk mungon pudingu, sheqri pudër sipër, kremi karamele dhe çokollata.

Franca: Francezët zakonisht hanë ”foie gras” dhe ”oysters” të papërpunuara dhe pijnë shampanjë për Krishtlindje. Ashtu si fqinjët e tyre britanikë, Franca gjithashtu preferon tortë me çokollatë.

Gjermania: Tradicionalisht hanë sallatë me patate me salcice, dhe mish pate me një sallatë dimërore të përbërë nga lakra të kuqe dhe djathë Alpine ”raclette” ose ”fondue”.

Itali: Nga ana e jugut, Krishtlindjet në stilin italian do të thotë ushqim deti, crostini, gjeldeti, makarona, mish viçi ose kau. Buka e ëmbël italiane, panettone shërbyehet së bashku me ‘nugat’ italiane.

Spanja: Një tryezë spanjolle e Krishtlindjeve është shumë e ngjashme me atë italiane. Ëmbëlsirat tradicionale si nuga, marzipani dhe biskota me fruta të thata dhe arra tregojnë për një trashëgimi arabe dhe hahen në çdo moment gjatë festimeve.

Hungari: Në lindje, hungarezët kanë tendencë për të ngrënë ushqime me bazë peshku me lakër të mbushur si një pjatë parësore, biskota me kek me xhenxhefil dhe tortë me çokollatë hungareze. Ndryshe nga vendet e tjera europiane, Hungaria ka pjata tradicionale për Vit të Ri, të cilat përfshijnë ëmbëlsira të kripura, derra të pjekur, supë me thjerrëza dhe sallam.

Greqi: Në Greqi, recetat janë të bazuara në mish derri. Ëmbëlsirat tradicionale ndryshojnë sipas rajoneve. Grekët gjithashtu përgatisin Vasilopita, një tortë tradicionale të Vitit të Ri më 31 dhjetor.

Spanjë: Familjet spanjolle frymëzohen nga italianët për ëmbëlsira, me më të kërkuarën tiramisunë. Luksemburgu gjithashtu kërkon frymëzim jashtë kuzhinës së tyre kombëtare gjatë Krishtlindjes. Vendi i vogël europian preferon zimtsterne dhe bukë me bajame gjermane, Stollen. Ata duan edhe pitat e Mesdheut.

Po në lidhje me kërkimet nga Google? Vendi që fiton është Italia, me tre nga pesë kërkimet që janë ”receta për prag të Vitit të Ri, recetave të Krishtlindjeve dhe recetave për Vitin e Ri”. Britania gjithashtu kërkon ide për atë se çfarë duhet të bëjë me ”mishin e ngelur nga gjeli i detit” pas darkës së Krishtlindjeve. Receta më e kërkuar e këtij viti ishte mascarpone dhe Tiramisu me kafe. Ëmbëlsirat klasike italiane e bënë atë në kërkimet më të mira për Italinë, Spanjën dhe Belgjikën.