Real Madrid do të ketë mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Sevillas në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Zinedne Zidane ka ftuar 19 futbollistë për ndeshjen e radhës në la Liga, të cilën do ta zhvillojë në Santiago Bernabeu ndaj Sevillas.

Francezi për këtë ndeshje nuk mund të llogaris në pesë lojtarë të skuadrës së parë, Dani Carvajal, Sergio Ramos dhe Casemiro të suspenduar dhe Gareth Bale e Raphael Varane të lënduar.

Lajm i mirë është se nga lëndimi është kthyer qendërmbrojtësi Jesus Vallejo, që pritet të luajë përkrah Nachos në mbrojtje, ndërsa në mesfushë në vend të Casemiros do të startojë Mateo Kovacic.

Lista e plotë: Keylor, Casilla, Moha, Achraf, Nacho, Vallejo, Marcelo, Theo, Marcos Llorente, Kovacic, Isco, Kroos, Modric, Asensio, Ceballos, Cristiano, Benzema, Lucas Vázquez dhe Mayoral.

Global