Real Madridi i ka larguar druajtjet e shumë personave se Cristiano Ronaldo mund të detyrohet të mos luajë të shtunën kundër Barcelonës.

Sot gjatë ditës është raportuar se superylli portugez mund të mungojë në El Clasicon e shumëpritur në “Santiago Bernabeu” për shkak të lëndimit, transmeton Express.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është detyruar të stërvitë i vetëm larg grupit të lojtarëve të Zinedine Zidane gjatë përgatitjeve për ndeshjen më të madhe në ligën e parë spanjolle.

Goal.com ka mësuar sot pasdite se Real Madridi është i bindur se sulmuesi i saj do të paraqitet kundër Barçës.