Cristiano Ronaldo vijon të stërvitet i vetëm dhe pa top duke krijuar më shumë dyshime rreth aktivizimit të tij në “El Clasicon” e së shtunës.
Mediat spanjolle raportojnë se “ylli” portugez ndjen ende dhimbje në muskujt e pulpës të cilën e dëmtoi në finalen kundër Gremios për Kupën e Botës për Klube,
“Cristiano Ronaldo u trajnua i vetëm nga pjesa tjetër e grupit”, thuhet në reagimin e shkurtër të Realit.
Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim të stafit mjekësor për të krijuar një ide më të qartë për shëndetin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.