Real Madrid është duke përparuar në negociata për të nënshkruar me organizatorin e lojës së Chelsea, Eden Hazard.

Zinedine Zidane ka udhëzuar presidentin e Mbretërve, Florentino Perez që të arrijë një marrëveshje me belgun. Sipas kësaj marrëveshjeje Hazard do të transferohej në Bernabeu me të përfunduar Kampionati Botëror, Rusia 2018, përcjellë Klan Kosova.

Nëse Hazard do të kalonte në Madrid, Marco Asensio duket se do të largohet, me mundësi që destinacioni të jetë, Manchester City.