Real Madridi ishte afër të nënshkruante me Kylian Mbappen verën që lamë pas.

Megjithatë, ish-ylli i Monacos në fund iu bashkua PSG-së për një shumë prej 180 milionë euro, 45 nga të cilat u paguan paraprakisht në verë,

Gjysma e Evropës e kërkoi 19-vjeçarin gjatë verës, dhe sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i kishte zgjedhur një makinë të tipit Audi blerës së tij më të re të supozuar.

Perez e bën një gjë të tillë me çdo lojtar të ri që vjen në Real, duke qenë se prodhuesi gjerman i automjeteve është njëri prej sponsoreve të Realit