Në një pasdite ku Cristiano Ronaldo e prezantoi Topin e pestë të Artë në Madrid, Real Madridi është përkujdesur ta shkatërrojë Sevillën me rezultat 5-0 të shtunën.

Portugezi, i cili e barazoi rivalin e tij argjentinas, Lionel Messi, me pesë Topa të Artë, i ndihmoi skuadrës duke shënuar dy gola në fitoren e thellë prej 5-0 në “Santiago Bernabeu”, në minutat 23’ dhe 31’ nga pika e bardhë, transmeton Express.

Mbrojtësi spanjoll Nacho hapi serinë e golave qysh në minutën e 3-të të ndeshjes. Gola e tjerë për madrilenët i shënuan Toni Kroos në minutën e 38-të dhe Hakimi në të 42-tën.

Pas një pjesë të parë të frikshme dhe tejet dominuese, Real Madridi u kthye më i qetë në të dytën, e cila përfundoi pa gola.

Pas 16 javëve, Reali ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 31 pikë, pesë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të luajtur, dhe një më shumë se Atletico Madridi, që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Përkundër kësaj humbjeje, Sevilla mbetet e pesta në tabelë me 28 pikë. /Express/