Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në, mbase ndeshjen më të mirë të vitit, “El Clasicon”, mes Real Madridit dhe Barcelonës, bastoret kanë treguar favoritin.

Të shtunën duke filluar nga ora 13:00, Real Madridi e pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 17-të të kampionatit spanjoll, transmeton Express.

Një humbje për kampionin aktual të Spanjës do nënkuptonte se djelmoshat e Zinedine Zidane do të mbesnin 14 pikë mbrapa rivalit të përjetshëm, Barcelonës, dhe madje edhe me 66 pikë ende në lojë, një hendek i tillë do të ishte tepër i vështirë për t’u mbyllur.

Katalanët vërtet shkojnë në kryeqytetin spanjoll me epërsi dy shifrore ndaj Realit falë një ecurie pa pësuar humbje në 16 ndeshjet e para të sezonit, ndërsa edhe barazimi ndaj rivalit do të ishte rezultat i shkëlqyer për djelmoshat e Ernesto Valverdes.

Sipas Dabblebet Real Madridi është favorit për të fituar. Fitorja e Realit ka kuotën 2.15, ndërsa e Barçës 3.20. e Barazimi vlerësohet me kuotën 3.75.